Banoret e fshatrave të Njesisë Administrative Kaçinar në Mirditë, u ngriten sërish në proteste, duke kundërshtuar ndërtimin e kater HEC-eve në zonen e tyre. Ata u mblodhen para godines së Bashkisë Mirditë në qender të qytetit të Rrëshenit, ku shprehen të vendosur për te mos lejuar kompanine konçensionare që të nisë punen në terren, pasi sipas tyre këto projekte po synohet të zbatohet pa pelqimin e komunitetit.
Me shqetesimin e banoreve u bashkua edhe ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit Imzot Gjergj Meta, sipas të cilit më parë duhet të investohet në këto zona të cilat janë braktisur masivisht dhe me pas të mendohet për HECE.
Me banoret e Kaçinarit u takua dhe kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, sipas të cilit lejet për ndërtimin I HEC-eve janë dhënë nga institucionet qëndrore dhe njesia vendore nuk ka tager ligjor për bllokimin e tyre.
Lejet për ndërtimin e kater HEC-eve në zonen e Kaçinarit ne Mirditë janë dhënë 6 vite më pare dhe janë rinovuar sërish konform ligjit dhe pritet që shumë shpejt të nisë puna në terren. E kontaktuar për këtë çështje kompania bën më dije se projekti që do të zbatohet nga ana e saj, nuk cënon mjedisin dhe burimet ujore, por i jep zhvillim kësaj zone përmes investimeve që do realizohen dhe ndihmon në ekonominë e atyre pak banoreve që jetojnë aktualisht ne Kaçinar të cilët do të punësohen.