Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” u zhvillua mbrëmja letrare kushtuar prozës së shkurtë,me autorin Erion Temali . Tema ishte “Proza e shkurtër në krijimtarinë letrare” , ku pjesmarrës në këtë diskutim ishin njerëz nga fusha e letërsisë .

Shkrimtari Erion Temali pohoi se cdo tregim apo prozë e shkurtër ka një mesazh që përqendrohet tek personazhet që nuk kanë një rol kryesor ne jetën e përditshme . Nga ana tjetër , shkrimtari Temali shprehet se liria për të shkruar ekziston tek cdo person dhe ai duhet ta provojë atë .

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin njerëz nga fusha e letërsisë , por nuk mungoi edhe prania e letrarit shkodran Zija Vukaj i cili bëri edhe hapjen e diskutimit.

Artikulli paraprakRIKTHIMI I BESIMIT, 27 VITE NGA MESHA E PARË
Artikulli tjetërMES GROPAVE NË RRUGËT “SELIM GJYREZI” DHE “SELIM ÇOBA”