Kreu i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i LSI Ilir Meta pritet që sot të zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë.

Seanca plenare për votimin e Ilir Metës në krye të shtetit do të zhvillohet sot në orën 17:00 në raundin e katërt të këtij procesi, pas dështimit të tre raundeve. Përpara seancës, sot në orën 15:00 do të mblidhet edhe Komisioni i Ligjeve për emrin e Presidentit. Për zgjedhjen e presidentit duhen 71 vota.

Kryetari Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se vettingu me Metën Presidene ka rënë moralisht. Në një komunikim për mediat, pas përfundimit të takimit me ambasadorët, Ndoka tha se ishte një pazar i vjetër.

Nard Ndoka: Me zgjedhjen e presidentit të ri besoj se edhe vetingu ka rënë në aspektin moral të kësaj mazhorance. Si duket maxhoranca ka qenë e qartë në axhendën e vet. Këto pazare kanë qenë kohë më përpara. Thjesht po luajnë një teatër me politikën shqiptare por dhe qytetarët shqiptarë. Edhe për çështjen e presidentit. Një maxhorancë e papërgjegjshme e cila i kalon në heshtje tre raunde, ndërkohë ai që ka qenë një pazar i mbyllur kohë më parë. S’ka kuptim as vetingu, as kauza e Ramës. Të paktën mos ta përmendi se është turp.

Edhe kreu i AK, Kreshnik Spahiu u shpreh kundër Ilir Metës për President. Ai tha se Rama mbajti premtin për drejtësi për 21 janarin, duke bëtë Metën President.

Spahiu: Unë mendoj që problemi i Shqipërisë nuk është Meta, por PS dhe Rama. Rama mbajti premtimin, premtoi drejtësi për 21 janari dhe ja bëri realitet, duke mbështetur Ilir Metën për president. Ne kemi thënë që martesa PS-LSI do të zgjatej, zgjedhja e metës President është një zgjidhje e cila de facto do tregojë që nuk do kemi institucione të pavarura.

Mesila Doda deklaroi se ajo Shpetim Idrizi, Aqif Rakipi kanë firmosur për Metën president. Doda ishte e pranishme ne takimin qe partite e vogla paten me ambasadoret e huaj.

Blushi: Nuk e votoj Metën, president i Rilindjes për t’i ikur krizës Duke paralajmëruar se nuk voton Ilir Metën për Presidenti, kryetari i Partisë Libra, Ben Blushi thotë se kreu i LSI tenton t’i ikë krizën duke u zgjedhur në krye të shtetit. Sipas Blushit, Meta është President i Rilindjes dhe jo i popullit

Artikulli paraprakBBC E CNN PËR MAQEDONINË: DHUNË PAS ZGJEDHJES SË NJË SHQIPTARI SI KRYEPARLAMENTAR
Artikulli tjetërBASHA: RAMA PAZAR TË PISËT ME ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT