Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë e PS-së, nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit për President.

Portali BalkanWeb ka zbuluar se çfarë do të ndodhë në mbledhje dhe më pas me propozimin e PS për Presidentin e ri, i cili do t’i shkojë ditën e nesërme Kuvendit për t’u votuar më tej në raundin e katërt.

“Kupola drejtuese e kësaj force politike, maxhoranca qeverisëse e vendit është mbledhur për të përcaktuar cili do jetë kandidati i saj për President të Republikës. “Ka një listë me 10 emra që do të hidhen për diskutim në kryesinë e PS dhe më pas do të dilet me një emër konkret. Emrin më pas do ta dërgojë në grupin e saj parlamentar, i cili do të mblidhet paraditen e nesërme rreth orës 10:00 nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme. Kushtetuta përcakton se duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës. Më pas firmat do depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë. Afati maksimal i cili është përcaktuar në konferencën e fundit të kryetarëve është vendosur ora 12:00 e ditës së nesërme e më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, i cili do të shqyrtojë kushtetueshmërinë, kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS, për t’iu drejtuar në orën 18:00 seancës së posaçme parlamentare për raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuta përcakton që në këtë raund, Presidenti zgjidhet me minimumi 71 vota”, tha shkruan portali.

EMRAT
Po cilët janë emrat e përfolur deri tani, megjithëse nga ana e zyrtarëve të PS nuk ka pasur emra konkretë. Raportohet se ka një listë prej 10 emrash deri tani.

“Në PS zyrtarët më të lartë, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla apo Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali nuk kanë dashur të diskutojnë për emra konkretë. Është një listë prej rreth 10 emrash që do diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ndërkohë që në media janë shfaqur disa emra, duke nisur nga Ardian Dvorani apo Majlinda Bregu. Gjithë mendimi pse mund të jetë Ardian Dvorani kandidat për President, ka të bëjë me artikulimin e kryeministrit Edi Rama, kreu i PS pak ditë mëp arë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku ka kujtuar që Dvorani është kampion i drejtësisë, një çmim i marrë nga DASH në luftën kundër korrupsionit. Ndoshta ky artikulim nga Rama shtyn dhe median dhe publikun që të mendojë se Dvorani mund të jetë një kandidaturë që do dalë nga kryesia e PS. Gjithsesi duhet të pritet fundi i mbledhjes së Kryesisë për të zbuluar emrin e propozuar”, shkruan BalkanWeb.

Artikulli paraprakBERISHA: NË PD, PO PËRPIQEMI TË MOS DUBLOJMË FUNKSIONET
Artikulli tjetërRIKUPERIME DHE DËMTIME, SHQIPËRIA VIJON PËRGATITJET ANTI-ISLANDË, REJA IDEON TITULLARËT