Grupi Parlamentar Socialist do të votojë unanimisht kundër arrestimit të deputetit Saimir Tahiri në seancën e së mërkurës në Kuvend.

“Kërkesa e prokurorisë për arrestim është e papranueshme sepse është arbitrare dhe kërkesën për arrestim e refuzojmë unanimisht. Do ta ngrejmë dorën kundër arrestimit të mërkurën” deklaroi Rama në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar paraditen e sotme. Ndërkohë Saimir Tahiri nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar socialist dhe as e forumeve socialiste deri kur drejtësia të japë vendimin për fajësinë apo pafajësinë e tij.

“Saimiri Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe deputet i lirë, për të bërë betejën e tij të lirë jashtë forumit të partisë dhe jashtë grupit parlamentar të PS-së”.

Artikulli paraprakVENDORET NË KOSOVË, KOMUNAT E MËDHA NË BALOTAZH
Artikulli tjetërBASHA THIRRJE BE DHE SHBA: NDALONI PRESIONIN E RAMËS NDAJ DREJTËSISË