ë Kosovë po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të së dielës për pushtetin komunal.Koalicioni i organizatave jo qeveritare, Demokracia në Veprim, e cila vëzhgoi zgjedhjet e së dielës publikoi rezultatet e saja paraprake, sipas të cilave njëzet komuna tashmë kanë zgjedhur kryetarët e tyre ndërsa 18 komuna pritet të shkojnë në raundin e dytë të votimeve që pritet të mbahet më 19 nëntor.

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kanë qenë të vlefshme edhe për zgjedhjen e deputetëve të kuvendeve komunale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para preliminare. Në bazë të këtyre rezultateve, të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, kuptohet se në shumicën e komunave më të mëdha, kandidatët për kryetarë të komunave do të shkojnë në balotazh.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH GRUPIN E PS, DO BËJ PUBLIK QËNDRIMIN PËR TAHIRIN
Artikulli tjetërPS “JO” ARRESTIMIT TË TAHIRIT, RAMA: PRENË ARRESTIN ME FLETË BAKALLI