Kuvendi ka rrëzuar me forcën e kartonave të PS-së, kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Teksa në sallë ishin 128 deputetë, vetëm 47 vota ishin pro kërkesës për arrestimin e Ballukut, ndërsa 82 ishin kundër. Ndërkohë, nga maxhoranca kishte disa mungesa në sallë, që nga ish-ministrja Elisa Spiropali, deputeti Fatmir Xhafaj, dhe Bledi Gonxhja dhe vetë Balluku, që nuk ishin në sallë. Në favor të socialistëve ka votuar PSD-ja.
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e Ballukut, duke argumentuar se deputetja ka intimiduar dëshmitarë dhe mund të përbëjë rrezik për provat në hetim. Megjithatë, Partia Socialiste i ka dalë në krah deputetes së saj dhe ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK, duke mbajtur qëndrimin kundër heqjes së imunitetit.
Pas vendimit të sotëm të Kuvendit ka ardhur reagimi nga Ambasada gjermane në Tiranë.Ambasada e Gjermanisë thekson se ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta duhet të zbatohet shpejt dhe pa pengesa, duke kujtuar se këto janë kushte për procesin e anëtarësimit në BE.

Artikulli paraprakPS NUK DORËZON BELINDA BALLUKUN, RRËZOHET ME 82 VOTA KUNDËR KËRKESA E SPAK PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR ARRESTIMIN
Artikulli tjetërMBYLLET PROTESTA E PD, BERISHA: TUBIMI I RADHËS MË 22 MARS