Asambleja e Partisë Socialiste të Shkodrës ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të dosjeve të kandidatëve për kryetar të PS në pesë bashkitë e qarkut Shkodër. Drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali shprehet se janë 25 kandidatura në total në gjithë qarkun ku numrin më të madh e ka Shkodra me 8 kandidatë.

Bilali tregon se kur mund të dalin emrat zyrtar të kandidatëve për kryetar të PS në bashkitë e qarkut Shkodër.

Drejtuesja politike Bilali nuk e mohon se ka emra të preferuar të kandidatëve por ajo thotë se nuk do të ketë asnjë ndikim në këtë proces sepse është aty vetëm për të mbikqyrur procesin.

Pyetjes se si do të qetësohen gjakrat ne degët e PS Shkodër dhe Malësi e Madhe ku debatet kanë qenë më të forta lidhur me procesin e kryetarit të ardhshëm të PS, Bilali përgjigjet me një shprehje që i ka mbetur në mendje nga një anëtar i vjetër i PS në Malësinë e Madhe në një prej mbledhjeve të zhvilluara.

Kandidatët për kryetar të PS Shkodër pas shqyrtimit të dosjeve nga Asambleja e PS janë Erion Metushi, Hilmi Lakti, Luan Harusha, Arbis Vjerdha, Mirela Dodaj, Paulin Ndoja, Rudi Sokoli, Valdo Dibra dhe Vjollca Vuçini. Një prej këtyre emrave pritet që të drejtojë degën e PS Shkodër në të ardhmen ose mund të jenë dy bashkëkryetar, një burrë dhe njëra prej grave kandidate.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PANAIR NË KUADËR TË JAVËS ITALIANE
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË ME VEPRAT E ARTISTES ITALIANE MARIA LAI