Drejtuesja politike e PS në qarkun Shkodër deputetja dhe ministrja e sipërmarrjes Edona Bilali prezantoi dy kryetarët e rinj të PS Shkodër Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti të dalë nga procesi i përzgjedhjes së kandidaturave nga Komisioni i Posaçëm i PS për këtë proces. Bilali u shpreh se objektiv i vetëm pas përzgjedhjes së kryetarëve të PS të degës Shkodër është fitimi i bashkisë Shkodër në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Drejtuesja politike e PS Shkodër Bilali thotë se tensionet në mbledhjet e selisë rozë mund të mos ndërpriten as me ardhjen e dy kryetarëve të rinj sepse sipas saj PS Shkodër është një parti e gjallë.

Bilali thotë se nuk do jetë një drejtuese politike e cila do mbivendoset duke mos lejuar dy kryetarët e rinj të PS Shkodër që të kenë hapësirën e tyre në organizimin e partisë në bazë, gjë e cila në këto 32 vite nuk ka funksionuar por drejtuesja politike tregon se do jetë një model tjetër. Mirela Dodaj, njëra prej drejtueseve të PS Shkodër e ndjen një përgjegjësi këtë funksion të ri të saj ndërsa mban edhe postin si drejtore e postës në Shkodër. Hilmi Lakti i cili do bashkëdrejtojë PS Shkodër shprehet se do vijojë që të jetë një zë kritik brenda PS edhe pasi u zgjodh si njëri prej kryetarëve.

Ps prezantimit dy bashkëkryetarët e PS Shkodër dhe drejtuesja politike Bilali takuan disa prej strukturave të cilët morën pjesë në këtë prezantim zyrtar të drejtuesve të rinj të PS Shkodër.

Artikulli paraprakSINJALISTIKA RRUGORE ZHDUKET SA HAP E MBYLL SYTË
Artikulli tjetërNGA KONTROLLI I SHËNDETIT “CHECK UP” ZBULOHEN SËMUNDJE