Më datë 29.08.2016, në kuadër të plan operacionit për evidentimin dokumentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, në njësinë administrative Pult Shkodër është ushtruar kontroll në fshatin Kir, ku janë gjetur disa parcela të kultivuara me bimë narkotike Cannabis Sattiva

si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në dy banesa u gjet bimë narkotike në gjendje të tharë në formë boçeje. Konkretisht : Tek banesa e shtetasit Tom Marku, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg 303 gr lëndë narkotike si dhe një armë gjahu me 6 fishekë. Tek banesa e shtetasitt Nikolin Deda, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 660 gr lëndë narkotike. U kryen veprimet hetimore e procedurale, ku si rezultat u bë ndalimi i shtetasve : 1. Tom Marku, 60 vjec, banues në Shkodër, (Administrator i njësisë administrative Pult), për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorim i detyres” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë sportive” parashikuar nga nenet 284, 283, 248 dhe 280 të Kodit Penal. 2. Nikolin Deda, 29 vjec, banues në Grudë Re, Shkodër, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” parashikuar nga nenet 284 dhe 283 të Kodit Penal . 3. Ndue Kopshtaj, 31 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër ( Kryeplak i fshatit Kir), njësia administrative Pult Shkodër, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojne zbulimin e së vërtetës” parashikuara nga nenet 284, 300, dhe 301 të Kodit Penal. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, SHKODRA DO JETË NË VATIKAN
Artikulli tjetërMIQTË: NAILE HOXHA ZË I PAPËRSËRITSHËM I MUZIKËS SHQIPTARE