Ndryshimi I ligjit për punëkërkuesit e papunë ka nxjerrë shumë problematika sa I takon ku qytetarët regjistrohen si punëkërkues të papunë thjesht për të përfituar nga skema të ndryshme sic është ndihma ekonomike apo edhe karta e shëndetit.Këtë fakt e pohon Drejtori I Zyrës së Punës në Shkodër Dodë Mehmetaj

I cili tha se këtë shqetësim ia ka përcjellë ministrisë së linjës pasi sipas tij kjo zyrë ofron shërbime për punësim dhe jo për persona të paaftë dhe dembelë që paraqiten formalisht si punëkërkues vetëm që të bëjnë një kartë shëndeti.Tregu i punës në Shkodër paraqitet tejet kopleks.Nga njëra anë janë të papunët e regjistruar sit ë tillë e nga ana tjeter qëndron fenomeni I refuzimit të vendeve që ofrohen nga zyrat e punës, kjo natyrisht për disa shkaqe.Rezulton se një pjesë e mirë e të regjistruarve si punëkërkues të papunë e bëjnë një gjë të tillë për të përfituar pikërisht kartën e shëndetit apo edhe përfitime të tjera që rrjedhin nga statusi I punëkërkuesit të papunë.

Artikulli paraprakZYRA ME NJË NDALESË, BRENDA VITIT NË 5 NJËSI TË TJERA
Artikulli tjetërNGJARJA NË OBLIKË, POLICIA MERR NË RUAJTJE BANESËN E AUTORIT