Për të tretën ditë me radhë, punonjësit e fabrikës “FG Shoes” në Shkodër nuk i kanë ndalur protestat kundër ndalesës me 10-20 % që u është bërë në pagat e tyre.

Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra punonjës kanë pritur në ambientet e jashtme të fabrikës, ndërkohë që nuk morën asnjë shpjegim. Punonjësit shprehen se disa të miturve që ishin të punësuar në fabrikë nuk u është dhënë paga e 1 muaji apo më tepër, pavarësisht se sipas tyre kanë punuar pa kontratë dhe me kohë të plotë.

Nga ana tjetër ish-punëtorët e fabrikës janë ankuar pranë Inspektoriatit të Punës, ku ky institucion ka dërguar disa inspektorë për të verifikuar kushtet. Prej 3 ditësh, qindra punonjës të firmës kanë protestuar në kërkim të një pjese të pagës që sipas tyre nuk u është dhënë me justifikimin se produkti ka rezultuar i papërdorshëm. Ata kanë pranuar se do ti vijojnë protestat derisa sindikatat dhe Inspektoriati i Punës të zgjidhë problemin e tyre.

Artikulli paraprakBIEN NGA URA TEKSA LËVIZNIN ME BIÇIKLETË, PLAGOSEN 2 FËMIJË
Artikulli tjetërPROTESTA, TUKA: TË VERIFIKOHEN KONTRATAT