Në lidhje me protestën e punëtorëve të fabrikës së këpucëve ka reaguar edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Shkodrës Albert Tuka, sipas të cilit punonjësit duhet të verifikojnë kontratat kolektive apo individuale që kanë.

Sipas tij, kushtet e nënshkruara në kontratë duhet të zbatohen me ligj. Ndërkohë Tuka tregon se inspektoriati qendror ka ndërhyrë për verifikimin e terrenit të punë.

Sipas tij, nëse mes punëtorëve dhe ndërmarrjes së këpucëve ka një kontratë kolektive, ligji e detyron që të japë pagat e plota për punëmarrësit. Krahas protestave të zhvilluara nga punëtorët e fabrikës së këpucëve, inspektoriati i punës ka ndërhyrë për të verifikuar nëse akuzat e punonjësve për diskriminimin në punë dhe mosdhënien e një pjesë të pagës janë të vërteta apo jo.

Artikulli paraprakPUNËTORËT E FABRIKËS VIJOJNË PROTESTAT
Artikulli tjetërZJARRET APEL PËR VETSIGURIMET