Furnizimi me gaz rus në Bashkimin Evropian duket se do të ndërpritet në fund të këtij muaji, pas një njoftimi se gazsjellësi Nord Stream 1 do të mbyllet për mirëmbajtje për tre ditë.

Kanali do të mbyllet nga 31 gushti deri më 2 shtator, ka bërë me dije firma energjetike ruse e kontrolluar nga Gazprom.

Tubacioni tashmë ka funksionuar me vetëm 20% kapacitet gjatë një bllokimi energjetik midis Moskës dhe Evropës, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht Kremlinin për përdorimin e furnizimeve me karburant si një armë politike.

Artikulli paraprakJO VETËM RRITJA E ÇMIMEVE, POR DHE MUNGESA E FUQISË PUNËTORE MUND TË KETË NDIKIM TË MADH TEK BUKA!
Artikulli tjetërDY PILOTËT I ZË GJUMI NË 11 MIJË METRA LARTËSI, HUMBASIN ZBRITJEN E AVIONIT