Një tjetër pushues rrezikoi të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ndodhi ne oret e pasdites në zonën e Ranës së Hedhun. Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji, e e me pas u dergua per ndihme mjekesore ne spitalin rajonal te Lezhës, nga ku mesohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Ndërkohë tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet po në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerrë nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin.

Artikulli paraprakDHUNA BARBARE NË KRUJË/ BARDHI: DËSHTIM I SHTETIT PËRBALLË BANDAVE ME PUSHTET POLITIK!
Artikulli tjetërSITUATA NË VERI TË KOSOVËS, VUÇIÇ BISEDON ME MACRON