Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se persona ende ta paidentifikuar i kanë bërë atentat shoferit të ekskavatorit, me të cilin mbeti i vrarë Ardit Gjoklaj në Sharrë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë.

Burimet thanë se mbi shoferin e eskavatorit E. K., është qëlluar me një karikator pistolete, por asnjëri nga plumbat nuk e ka prekur.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë nga fakti se Policia e Tiranës e ka fshehur krimin.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME PASOJA NË TORINO,PERFSHIHET FUTBOLLISTI I JUVENTUSIT
Artikulli tjetërZJARR NË NJË APARTAMENT,DY TË PLAGOSUR