Sezoni turistik në plazhin e Velpojës ka nisur që në datën 1 qershor e bashkë me të edhe pushuesit që I janë drejtuar këtij plazhi kanë qënë të shumtë.

Përveç bukurisë, relaksit dhe shërbimeve që dhuron ky vend të shumtë në numër kanë qënë edhe personat që kanë kërkuar ndihmën mjeksore në qendrën shëndetësore të Velipojës. Gjatë muajit qershor janë regjistruar rreth 500 raste, ku kryesonin reaksionet e ndryshme. Ndërsa me të nisur muaji Korrik janë regjistruar rreth 320 raste ku kryesojnë reaksionet alergjike,infeksione të veshit, gjendje të fikti ku në lidhje me këtë të fundit mjekët që janë në shërbim të pushuesve në plazhin e Velipojës këshillojnë që nga ora 11 e paradites e deri rreth orës 17 e pasdites fëmijët dhe të moshuarit të mos ekspozohen shumë në diell pasi mund të rezultojë mjaft e rrezikshme për shëndetin e tyre. Edhe pse në qendrën shëndetësore në Velipojë punojnë 24/7 ata gjatë fundjavës janë në dispozicion edhe në plazhin e Rrjollit si ekip mbështetës për pushuesit e këtij palzhi I cili nuk posedon një qendër shendetësore.

Artikulli paraprakVELIPOJA, BREGDETI QË TË GJITHË DUAN TA FREKUENTOJNË
Artikulli tjetërOSHEE, TRE TË SHOQËRUAR NË SHKODËR