Erkand Qerimaj mbetet peshëngritësi më i kompletuar në arenën ndërkombëtare, ai ende e vijon me pasion karrierën e tij dhe beson fuqishëm se në muajt e ardhshëm ka ç’të japë nga vetja dhe të sigurojë të tjera medalje për veten dhe Shqipërinë.

Qerimaj në një intervistë për Star Plus shprehte se vijon rregullisht stërvitjen për t’u përgatitur si duhet për kampionatin e ardhshëm Europian që zhvillohet në muajin mars. Tashmë duket se Erkand Qerimaj e ka të qartë objektivin e rradhës dhe po punon fort për ta arritur.

Ai së fundmi ishte pjesëmarrës në kampionatin botërorë të peshëngritjes i mbajtur në SHBA ku u pozicionua në vendin e gjashtë.

Artikulli paraprakJETA E VËSHTIRË E KOMUNITETIT ROM
Artikulli tjetërVLLAZNIA B – EGANTIA TAKIM PËR TË MOS U HUMBUR