Temperaturat e ftohta të fillimit të dhjetorit e kanë gjetur komunitetin Rom në qytetin e Shkodrës të pa përgatitur. Panorama e tyre e zymtë bie në kontrast me godinat e prokurorisë dhe gjykatës në afërsi.

Pa ngrohje dhe izolim aspak të mirë të shtëpive e bënë thuajse të pamundur jetën e tyre. Problematike për ta kanë qenë edhe shirat e fundit, për shkak të të cilëve u kanë pikur edhe çatitë. Sipas tyre, askush nuk është interesuar për t’u kujtuar për situatën e vështirë në të cilën jetojnë prej vitesh.

Komunitetet Rom dhe Egjiptian në Shkodër prej vitesh jetojnë në këtë gjendje. Pavarësisht se premtimet prej politikës në çdo fushatë zgjedhore nuk kanë munguar, ata sërish kanë vazhduar të jetojnë në të njëjtat kushte.

Artikulli paraprak“LAURETTE DE PANAME” NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërQERIMAJ: NË EUROPIAN, NË ZONËN E MEDALJEVE