Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka sqaruar vendimet që janë marrë nga paketa e investimeve për turizmin, te investimet në bujqësi, por edhe zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme dhe zgjidhjen Edi Rama.

Qeveria është zhvendosur në Fier në mbledhjen e radhës. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka sqaruar vendimet që janë marrë nga paketa e investimeve për turizmin, te investimet në bujqësi,

por edhe zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme dhe zgjidhjen përfundimtare për herceptinën, medikament për trajtimin e kancerit të gjirit.

Kemi miratuar një dokument dhe një paketë ndërhyrjesh në qarkun e Fierit dhe deri në 2021. Një pikë e veçantë që gëzon mbështetje është sektori i turizmit. Apolonia dhe Ardenica janë dy qendra me rëndësi.

Inceneratori në Fier është jnë tjetër investim. Përfundimi i By-Pass-it të Fierit është një plagë e hapur.

Për Divjakën është hapur drita jeshile për ngritjen e 800 hektarëve të tjera platancione, shegë, avokado dhe disa fruta të tjerë të volitshme në fushën e eksporteve. Dy vendime me impakt kombëtar janë;

lista e re e barnave të rimbursueshme e cila është zgjeruar dhe përveç 36 barnave të reja do të përfshihet si zgjidhje përfundimtare edhe herceptina, për trajtimin e kancerit të gjirit, do të përfitohet falas dhe do të mbulohet tërësisht nevoja në të gjitha spitalet.

Më në fund bëhet realitet një zotim me peshë jo të vogël financiare. Një tjetër vendim është ai për fermerët që do të bashkohen, që nuk do të paguajnë TVSH.

Artikulli paraprakGRABITI BANESEN E TË MOSHUARIT, ARRESTOHET 22 VJEÇARI
Artikulli tjetërPLAGOSJE NE LAÇ, IDENTIFIKOHET AUTORI