Me datë 20.04.2018 , rreth orës 14:15 , është marrë njoftim se në qytet në Laç , është plagosur me armë zjarri shtetasi A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit , jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasit E.M. 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Armando Ndreca emri i te plagosurit. Dyshohet per konflikte te meparshme mes tyre se njihen njeri me tjetrin

Artikulli paraprakQEVERIA MBLEDHJE NË FIER, RAMA: JA VENDIMET E RËNDËSISHME QË KEMI MARRË
Artikulli tjetërVKM/QEVERIA REDUKTON 182 PUNONJËS TË MINISTRIVE, I KALOJNË AKSHI-SË