Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, përbën një nga shtyllat e luftimit të krimit të organizuar në Kosovë.

Mbi 150 milionë euro llogaritet vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara, kurse mbi 3.5 milionë euro vlera e mallrave të konfiskuara, bëjnë të ditur autoritetet e prokurorisë.

Konfiskimi nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse sekuestrimi marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.

Ndërkaq, vetëm gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti, sipas prokurorit Shqipdon Fazliu, i cili është edhe Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, thotë se vlera e pasurisë se ngrirë dhe të sekuestruar është mbi 22 milionë euro, përderisa pasuri e konfiskuar është vetëm një rast, në një vlerë rreth 30 mijë euro.

“Janë mbi 150 milionë euro, ndërsa totali i pasurive së konfiskuara për vitet 2014 deri në vitin 2017 që kap vlerën mbi 3.5 milioën euro pasuri të konfiskuara, përfundimisht, ku kemi disa aktgjykime të mëdha në mesin e të cilëve është edhe rasti i një ish-gjyqtari”, tha Fazliu .

Nga ana tjetër, rreth 35 milionë 740 mijë euro ka arritur vlera e mallrave të përfituara nga veprat penale, të krimit të organizuar, pastaj nga financim i terrorizmit dhe pastrim i parave, që janë sekuestruar dhe konfiskuar nga autoritetet e Kosovës, e që janë në Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Rrahim Rama, tha për Radion Evropa e Lirë, se vlera më e madhe e konfiskuar dhe sekuestruar është pasuria e paluajtshme.
“Ka toka, ka objekte, ka banesa, mirëpo ka dhe një pjesë që është edhe asete të luajtshme. Te konfiskimi dominojnë pronat”, tha Rama.

Pasuria e konfiskuar dhe sekuestruar menaxhohet nga Agjencia që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, e cila po ashtu bën vlerësimin e vlerës dhe pastaj mundëson shitjen e saj,

Artikulli paraprakSHFAQET NË SHKODËR KOMEDIA “ZOTI I MASAKRËS”
Artikulli tjetërMILIARDA EURO FITIME ME BASTET ONLINE, 68 TË ARRESTUAR NË ITALI, HETIME EDHE NË SHQIPËRI