FERMERËT: QEVERIA NA MASHTROI, CIGARET I KANË MONOPOL TË TYRE. Me qindra tonelata duhan kanë mbetur stoknë fermat e shtëpitë e banorëve të Komunës Postribë.

Edhe pse iu është premtuar se qeveria do ta blejë duhanin e fermerëve të Postribës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Duhani nuk shitet prej 3-4 vitesh duke krijuar një situatë të vështirë ekonomike atje. Fermerët e Postribës thonë se kjo vjen për shkak se janë vetë deputetët apo qeveria që e ka monopol të saj tregtinë e importimit të cigareve nga vende të ndryshme duke lënë të bllokuar duhanit vendas që prodhohet… Apeli i fermerëve të Postribës është që qeveria të zgjohet dhe të vijë e ta blejë duhanin sepse është edhe një mundësi punësimi… Postriba është një prej zonave e cila historikisht është marrë me prodhimin e duhanit. Me ardhjen e demokracisë gjithçka ka ndryshuar dhe tashmë duhani vendas nuk prodhohet më duke preferuar cigaret e importuara me një çmim shumë më të shtrenjtë.

Artikulli paraprak“BLACK & WHITE” NJË DRAMË NDRYSHE
Artikulli tjetërMES AMULLISË SË SINJALISTIKËS DHE SHQETËSIMIT TË QYTETARËVE