Mungesa e banjove publike në lulishtet e qytetit të Shkodrës është një problematikë prezente prej vitesh. Qyetarët shkodranë, kryesisht të moshuarit e cilësojnë si një inevstim të nevojshëm vendosjen e këtyre banjove duke marrë parasysh edhe problemet shëndetësore të cilat kanë.

Nga ana tjetër, qyetarët tregojnë se si janë refuzuar nga bizneset pranë lulishteve sa herë kanë dashur të përdorin tualetet e tyre në raste nevoje.
Banjot publike kanë qenë funksionale deri para disa viteve në qytetin e Shkodrës, por më pas u hoqën për arsye të paqarta.

Qytetarët shkodranë, sidomos të moshuarit janë ato të cilët vuajnë mungesën e këtyre banjove publike në lulishtet e qytetit por jo vetëm. Mungesa e këtij shërbimi publik bën që qytetarë të papërgjshëm të kthejnë në banjo publike mjedise apo zona të ndryshme të qytetit.

Artikulli paraprak‘ARREST SHTËPIE’ PËR SPAHINË/ NOKA: PROVOKIM! RAMA TA HARROJË 30 QERSHORIN
Artikulli tjetërMBYLLET PA INCIDENTE PROTESTA E OPOZITËS