Ka zgjatur rreth 2 orë e 20 minuta protesta e nëntë kombëtare e opozitës së bashkuar. Një statujë e lartë rreth 7 metra ishte simboli më i dukshëm i protestës ishte Edi Rama, një statujë që revokon pamjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, e cila u rrezua mnga protestuesit

Asnjë incident nuk pati megjithëse nga bulevardi, para Kryeministrisë protesta u zhvendos tek parlamenti për t’u mbyllur në selinë e PD. Jo negociata, jo marrëveshje, jo zgjedhje më 30 qershor, e protesta çdo ditë, tha kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij para Kryeministrisë

Me telefon në dorë, pa e fikur për asnjë çast, Basha i ka prirë turmës së protestuesve duke shkuar fillimisht tek parlamenti ku kanë qëndruar për disa çaste dhe më pas në selinë e PD.Në mbyllje të protestës së nëntë kombëtare të opozitës, nga selia e PD-së kreu i saj Lulzim Basha u shpreh se, ora e fitores po afron,

ndërsa shtoi se përveç largimit të Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do e çojë vendin në zgjedhje të lira, shtohet kushti i panegociueshëm, arrestimi dhe çuarja para drejtësisë i hajdutëve të votave.

Rreth 1300 forca policore ishin në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës e cila u mbyll në mënyrë paqësore

Artikulli paraprakQYTETARËT: BANJOT PUBLIKE, INVESTIM I NEVOJSHËM
Artikulli tjetërSHKODËR, KONFERENCA SHKENCORE E INFERMIERISË