Qytetarët shkodranë kanë reaguar pas aksioneve të goditjes së grupeve kriminale nga Operacioni Forca e Ligjit e njohur si OFL. Sipas tyre, as kjo strukturë nuk do të jetë në gjendje të ulë nivelin e kriminalitetit në vend ndërkohë që bëjnë të ditur se një aksion I vrullshëm në kaq pak ditë ka krijuar konfuzion tek ata.

Mendimet se kjo sturkturë speciale nuk do të ketë performancën e saj më të mirë deri në fund të 2020 janë të shumta nga qytetarët shkodranë. Ndërkohë, në fillim të muajit shkurt njësia speciale policore e quajtur OFL doli në terren për të goditur dhe sekuestruar pasuritë e personave që janë dënuar për vepra të rënda penale gjatë viteve të shkuara.

Deri më tani, ky aksion është shtrirë edhe në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që puna vazhdon edhe në disa qytete të tjera të vendit

Artikulli paraprakDELEGACIONI I BE NË VAU DEJËS, RAPORTI PËR 61 BASHKITË
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA KONTROLLE PËR AUTOMJETET E VJEDHURA