Kjo pusetë e hapur e ujërave të zeza ndodhet pranë një banese private në bllokun e banimit pranë Drejtorisë së Policisë në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.
Ujërat e zeza në këtë zonë janë kthyer në shqetësim për banoret, pasi në shumë raste dalin në siperfaqe. Kjo situatë vijon prej dy vitesh, duke krijuar një ndotje e cila është kthyer në rrezik për shëndetin e qytetareve.

Dendësia e ndërtimeve në këtë zonë ka krijuar këtë problematike me ujërat e zeza, thonë banoret të cilët i janë drejtuar dhe përmes një peticioni Bashkisë, duke kërkuar zgjidhje.

Bashkia Lezhë bën me dije se ka ndërhyre disa herë në këtë zonë, por projekti i rehabilitimit të ujerave të zeza dhe të bardha që pritet të nisë së shpejti në të gjithë qytetin, do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit dhe në këtë zonë.

 

Artikulli paraprakBANORËT: SHPRESOJMË TË VERIFIKOHEN TOKAT E DËMTUARA
Artikulli tjetërHALLUNI: FËMIJË TË SHENDETSHËM NGA PRINDËR TË SHENDETSHËM