Ky është 34-vjecari Ervis Paçrami nga qyteti i Shkodrës. Policia e ka akuzuar atë për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë̈ së rendit publik”.

Ngjarja ka ndodhur me datën 20 Nëntor rreth orës 15.30 minuta në lagjen “Qemal Stafa” ku policia pretendoi se makina e të vëllait të 34-vjecarit ishte parkuar në kundërshim me rregulloren.

Ndaj 34-vjecari sic shikohet përmes kësaj video që Star Plus ka siguruar ka kërkuar sqarim nga punonjësi i policisë për gjobën e vendosur dhe aty ka nisur debati verbal mes tyre.

Por ndryshe nga cfarë pretendon policia në këtë videoregjistrim të kameras së sigurisë të një biznesit duket qartë kur punojësi i patrullës së policisë del nga makina dhe e godet me grusht 34-vjecarin.

Ndërkohë pas ngjarjes ai është shoqëruar në polici me akuzën e “kundërshtimit të punonjësit të policisë të rëndit publik’. Mirëpo kjo video e siguruar nga ai vetë e ka shpëtuar atë nga arrestimi pasi këtu është e kundërta e asaj që pretendon policia.

Ai sot ka depozituar pranë prokurorisë një kallëzim penal për dëshmi të rreme ndaj punonësve të policisë

Ai tregon se makina nuk ishte e parkuar në vendin e gabuar dhe arsyen se përse i është vendosur gjoba ai nuk e ka të qartë

Shoqërimi i shtetasit të lartpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policis u shpreh policia në komunikatën zyrtare

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “PANAIRI I STILIT” NË SHKOLLËN “HAMDI BUSHATI
Artikulli tjetërSHKODËR, PAKICAT MALAZEZE KONCERT MUZIKOR