Kryeministri Edi Rama teksa lëshoi gjuhën në foltoren e Kuvendit kundër opozitës, e akuzoi këtë të fundit si partia që i ka ngulur thikën në shpinë Kosovës.

Ai tha se opozita duhet të flasë në Kuvend nëse është mirë që Thaçi është në burg në Hagë.

“Për të zgjedhur problemet mes gojores dhe foltores, duhet të zgjidhim problemet tona. këta jeni ju. U miratua rezoluta për Srebrenicën, u miratua apo jo. U miratua kur ishte planifikuar të miratohej, jo në ditën e foltores dhe gojores. S’keni ç’i bëni gomarit, dhe i bini gomarit.

Dick Marty-t ia keni hapur rrugën ju. Ça mendoni për Hashim Thaçin? Eshtë mirë që është në burg? Thika që i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, deri në ditën e fundit, duke e ngritur thikën dhe duke ia ngulur në gjoks presidentit të Kosovës, i përkasin historisë.

Historia do të tregojë se ju ‘patriotët e mëdhenj’, jeni thika në shpinën e Kosovës. Ju kështu keni qenë gjithmonë. Bishti i shtrembër nuk drejtohet”, tha Rama.

Artikulli paraprakQEVERIA MIRATON HARTËN E RE GJYQËSORE, DO KETË VETËM NJË GJYKATË APELI NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërDRAGHI JEP DORËHEQJEN SI KRYEMINISTËR I ITALISË! ITALIA NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME