Kryeministri Edi Rama ka përcjellë zërin e një prej idhujve të publikut shqiptar lidhur me Teatrin Kombëtar cili kërkon një teatër të mirë që aktorët të ushqejnë me emocione popullin.

Rama thotë se Arbana i përket historinë së skenës dhe ekranit, i cili raportin me vlerat e historisë nuk e sheh të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar.

“Njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit. Por raportin me vlerat e historisë dhe respektin mjeshtrat e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar. Përkundrazi, njësoj si të tërë artistët e vërtetë të skenës, aktori i madh mbështet prej shumë kohësh ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në hapësirën ku i vjetri e ka kryer e humbur përfundimisht funksionin e tij.

RESHAT ARBANA:

Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër”, shkruan Rama, duke cituat Reshat Arbanën.

Artikulli paraprakQEVERIA MERR NË RUAJTJE GJYQTARË E PROKURORË QË KËRCËNOHEN NGA KRIMI
Artikulli tjetërDASMOR NË MUAJIN GUSHT? POLICIA RRUGORE KA NJË MESAZH PËR JU