Edi Rama tha sot se Kuvendi do të votojë me shumicë të gjerë marrëveshjen e 5 qershorit. “Do të them disa fjalë për votimin që kthen në ligj marrëveshjen e 5 qershorit, mes PS-së dhe PD-së dhe aleatëve të saj.

Dua ta filloj me një falenderim për grupet e opozitës parlamentare, kryetarët e grupeve dhe zonjën Hajdari, posacërisht duke qenë se ka luajtur rolin e saj dhe i ka rezistuar edhe shpalljes si tradhtare nga ana juaj.

Ka kontribuar bashkë me ju për nënshkrimin e marrëveshjes mes nesh dhe jush, që i hap rrugë një votimi sot me një shumicë më shumë sesa aritmetike. Natyrisht që do të ishte mirë që edhe Myslymi, zoti Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen dhe ta votonin, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë

shqiptarët pa dallim edhe për ata, që përfaqësuesit i kanë jashtë parlamentit se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik. Unë nuk e votoj me zemër, por e votoj me mendje marrëveshjen e 5 qershorit” tha ai.

Artikulli paraprakPRAGNDESHJA VLLAZNIA-PARTIZANI, DEDJA: SYNOJMË FITORE
Artikulli tjetërMIRATOHET NË KUVEND MARRËVESHJA E 5 QERSHORIT! 97 VOTA PRO, VETËM 6 DEPUTETË VOTUAN KUNDËR