Kryeministri Edi Rama, i ardhur nga Parisi për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, deklaroi se ajo që të gjithë shqiptarët kanë parë dy ditë më parë, nuk është një video origjinale, por një material i gënjeshtërt.

Nisur nga kjo, ai mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm Xhafaj kur tha se nuk kanë njerëz për të humbur në “gojën e ujqërve”.

Kryeministri shtoi se ka bindjen që ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën, pasi ka në zotërim një analizë shkencore që vërteton se materiali i PD nuk është autentik.

Saliu deklaroi se dëshmitarin nuk e nxjerrim, se kemi frikë mos na e vrasin. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e ekspertizës shkencore nga një laborator më i mirë i botës. Mua ajo përgjigje më mjafton.

Mua më mjafton për t’ju thënë juve se s’kemi përpara asnjë provë për ministrin e Brendshëm por një material jo autentik, mes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes, shkatërrimi i segmentit të fundit për rrugën drejt BE”,– tha ai.

Artikulli paraprakSULMI NDAJ XHAFAJT, RAMA: MASKARADË E MIRËFILLTË DESTABILIZUESE
Artikulli tjetërNIS TUBIMI PARA MINISTRISË BRENDSHME/ PROTESTUESIT: “RAMA IK, XHAFAJ IK!”