Ndërkohë që sot, policia e shtetit do të përballet me protestën e opozitës e cila do të bllokojë rrugët, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një vlerësim për policinë.

Në një postim në facebook, kreu i ekzekutivit ka publikuar imazhin e një prej vajzave të policisë së shtetit. “Ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të një prej “engjëjve mbrojtës” të rregullit në rrugët e vendit”, shkruan kryeministri. “Ermela Lika, pasi ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë është bërë pjesë e #PolicisëQëDuam bashkë me 888 gratë dhe vajzat me gradë, të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit. Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, që me përkushtimin dhe profesionalizimin e saj apo të tij, ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve tek uniformat blu. Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam, për shtet, punë dhe mireqenie” mbyll postimin e tij kryeministri.

Artikulli paraprakTRAFIK I REFUGJATËVE NË BRIGJET VERIORE GREKE AFËR ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërNDËRKOMBËTARËT SOT NË TIRANË, OPOZITA BLLOKON RRUGËT PËR 1 ORË