Kryeministri Edi Rama ishte sot për inspektim në spitalin Rajonal Memorial të Fierit, ndërsa nuk i kurseu batutat. Në këtë spital janë kryer 100 konsultat deri më tani si dhe dy operacione, ndërsa 18 pacientë janë të shtruar.

Kreu i qeverisë u ndal në një dhomë ku vizitoi një pacient, ndërsa ky i fundit nuk i kurseu lëvdatat për stafin mjekësor dhe kushtet e spitalit të ri. Rama nuk e kurseu humorin, ndërsa tha; “po këtë pse e mbani se ky qenka në super formë”.

“Unë jam i sëmurë o kryeministër po do shërohem po ti të na rrosh, e stafi juaj, këtu qenka fantastike, qenkan florinj, punëtorë e shumë pastërti”, -i tha pacienti.

Po ashtu, Rama vizitoi edhe qendrën e rezonancës, ku një pacient me hernie po bënte rezonancë.
“Hernia diskale, qenka si unë se dhe unë e kam”, tha Rama, ndërsa shefi i përgjithshëm i spitalit i tha kryeministrit; “Ua bëjmë që tani rezonancën, kur të doni”, batutë që shkaktoi të qeshura.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHFAQJA “TINGËLLIMAT” ME POEZITË E ERNEST KOLIQIT
Artikulli tjetërGREQIA SHTYN SËRISH HAPJEN E KUFIRIT TOKËSOR ME SHQIPËRINË, POLICIA KUFITARE E KAPSHTICËS: MASAT DERI NË 7 QERSHOR