Në kohën kur në Shkodër po bëhej konstituimi I këshilli bashkiak dhe jashtë ambjenteve njëkohësisht simpatizantët e PD po protestonin, kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook disa foto të punimeve që po bëhne në Shirokë. Rama shkruan se në këtë vend investimet kanë munguar prej vitesh. “Shiroka do të preket nga projektet për transformimin e saj, në atë që quhet Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane.

Pas Vlorës, e cila tashmë e ka fakt Lungomaren, dhe Sarandës investim i cili u paralajmërua të nisë nga shtatori, edhe Shiroka do të ketë, shëtitore në vijën e saj të Liqenit, Lungolago.Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga nisja e punës në Shirokë të Shkodrës, vend ku ionvestimet mungojnë prej vitesh.”Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese.

Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Artikulli paraprakKONSTITUIMI, BASHA: BETEJA E SHKODRËS ËSHTË E TË GJITHËVE
Artikulli tjetërKONSTITUOHET KESHILLI I RI BASHKIAK ME PROTESTA