Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër. Në një status në Facebook, Basha thotë se “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik”.

Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Pas Bashes ka reaguar edhe kreu I grupit parlamentar te PS Taulant Balla.

Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te

Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.
Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji

eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.
Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si

Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLI BASHKIAK KONSTITUOHET ME PROTESTA
Artikulli tjetërRAMA: JA SI PO E TRANSFORMOJMË SHIROKËN