Kryetari i PS, Edi Rama mëngjesin e sotëm mblodhi Grupin Parlamentar. “Forumi i Davosit ka interes publik duke pasur parasysh faktin se nga të gjitha takimet dhe kontaktet që ne patëm, një serë temash të lidhura me ecurinë e procesit me progresin në procesin e Berlinit për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal. Shqipëria është afër çeljes së negociatave me BE. Reforma në Drejtësi, fillimi i punës për Vettingun dhe mbi të gjitha qartësia se ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet janë një bazë shumë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga KE dhe miratimin.

Nuk ka një moment ndalimi dhe procesi vazhdon ditë për ditë. Rezultat spektakolar në luftën kundër kanabisit. Propaganda për kapjen e drejtësisë janë dokrra, pasi SHBA dhe BE nuk do të lejonin shfaqen më të vogël të përpjekjes për kapjen e drejtësisë. Opozita ka të gjithë të drejtën e vet për një axhendë që nuk përputhet me foksin që të gjithë duhet të kenë për hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin për të krijuar kushte për dialog me opozitën.

Mbi tema të interesit kombëtar të të gjithëve dhe nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në vijmësi në një pozicion anti historik, kjo është përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog dhe sens urgjence për të mos i lënë cështjet për në momentin e fundit. Ne jemi të hapur që edhe në tema të tjera ku opozita do të kërkojë dialog dhe mirëkuptim, asnjëherë të mos jetë shumica jonë problemi” deklaroi Rama.

Artikulli paraprakPOPULLSIA DREJT PLAKJES, ULET LINDSHMËRIA
Artikulli tjetërRAMA: ME VUÇIÇ DISKUTOVA PËR VRASJEN E POLITIKANIT SERB NË KOSOVË