Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka postuar në Facebook një foto të një avioni që shkruan “Air Albania”.

Si duket Rama paralajmëron se shumë shpejt aeroportit të Rinasit do t’i shtohet një linjë ajrore shqiptare. Ky projekt është paralajmëruar nga vetë kryeministri në maj të vititr 2017 në një konferencë për shtyp të Turkish Airlines ku deklaroi se transporti ajror do të hyjë në një epokë të re.

“Diskutuam për linjën e re shqiptare kuqezi dhe jemi në finalizimin e këtij projekti. Do t’i japim shqiptarëve një tjetër mundësi.“– tha Rama asakohe.

Artikulli paraprakMBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërMETA TAKON KRERËT E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NË MAQEDONI