Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Presidenti u takua me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; me kreun e BESA-s Bilal Kasami, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela si dhe me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi. Gjatë këtyre takimeve Meta vuri në dukje dhe theksoi rolin kyç të faktorit politik shqiptar për harmoninë ndëretnike në Maqedoni si dhe nënvizoi rëndësinë që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese euro-atlantike të Maqedonisë.

Presidenti theksoi rendësinë që ka bashkëpunimi i të gjithë faktorëve politikë në Maqedoni për integrimet euro-atlantike dhe sigurinë rajonale. Gjithashtu Presidenti i Republikës zhvilloi një takim të veçantë edhe me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski gjatë të cilit theksoi rendësinë që ka roli i opozitës në të gjitha proceset euro-integruese të Maqedonisë

Artikulli paraprakRAMA JEP LAJMIN E MIRË: SË SHPEJTI, LINJË AJRORE SHQIPTARE
Artikulli tjetërTJETËR LINJË LOW-COST NGA RINASI