Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median ku i quajti përplasjet dhe tensionet e sotme përpjekje e dëshpëruar e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi. Edi Rama: “Kërkoj ndjesë. Ishte përpjekje e dëshpëruar për bllokimin e reformës në drejtësi. Shfaqjen e sotme e dha opozita por faturën e merr fatkeqësisht e gjithë Shqipëria, e cila ëhstë më afër se kurrë çeljes së negociatave në BE dhe nuk meriton baltën e opozitës që udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi’

Adriatik Llalla është i pari në 27 vjet që largohet nga detyra pa asnjë konflikt me shumicën në qeveri. Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama u zgjodhën me miratimin e Sali e Berishës dhe të gjithë u masakruan publikisht, u shanë, fyen, baltosën nga po Sali Berisha dhe partia e tij, sepse u munduan të bëjnë detyrën duke respektuar kushtetutën dhe ligjin. Adriatik Llallën dua ta falenderoj për detyrën. Reformën nuk e ndal dot as me baltë as me tym as me thirrje të dëshpëruar a të protestave. Ka dy vjet që bëheni gazi i botës. Sot latë namë në sallën e kuvendit

Artikulli paraprakVASILI: VETTINGU VDIQ, SOT KRYEMINISTRI ËSHTË EDHE KRYEPROKUROR
Artikulli tjetërSHPËRBLIMET E FESTAVE, RADHË PRANË POSTËS