KRYEMINISTRI FTON FERMERËT TË APLIKOJNË PËR PROJEKTE NË BE .

Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar fermerët e Malësisë së madhe për të mbjellë bimë mjekësore, pasi pjesë e skemës së qeverisë për rimëkëmbjen e bujqësisë do të jenë vetëm projektet që sjellin përfitime të mëdha.Kryeministri Rama deklaroi se nuk do te shperndahen fonde kuturu, për kultura apo investime që nuk përputhen me planin kombëtar të zhvillimit rajonal të bujqësisë.Kryeministri nënvizoi se fokusi do të ndalet në ato kultura që janë shkencërisht të vërtetuara si më të efektshme dhe dobishme në ato rajone. Rama deklaroi se tashmë do të  kalohet nga bujqësia e mbijetesës te bujqësia e mirëqenies .
Në fjalën e rastit kreu i qeverisë deklaroi se me akordimin e statusit të vendit kandidat, kjo agjenci merr peshën e një përgjegjësie të madhe pasi edhe fondet europiane për zhvillimin rural, pësojnë ritje të ndjeshme.Rama tha se brenda një kohe rekord është përgatitur kuadri ligjor në mënyrë që të përfitohen fonde nga Bashkimi Europian, duke e cilësuar si një hap shumë të rëndësishëm të kryer në më pak se 300 ditë qeverisje.
Duke u ndalur ne pasurite e rrethit te Malesise se Madhe, Rama deklaroi se kjo pasuri e natyres eshte nje pasuri edhe e brezit te ri.
Kryeministri Rama I shoqeruar nga ministry panariti, drejtues te AZBR dhe deputete te Qarkut te Shkodres me pas kane shperndare kontratat respective per 16 fermeret e qarkut te Shkodres dhe te Lezhes, te cilet kane fituar te drejten e granteve mbeshtetese te qeverise shqiptare per feremere, grante keto te cilat kapin shifren e 150 milion lekeve.

Fermeret e qarkut te Shkodres dhe te lezhes jane shprehur te kanaqur nga grantet dhe subvencionimet e qeverise shqiptare gjate ketij viti. Ne takimin me kryeministrin Rama, vete fermeret kane vlerear angazhimin e qeverise shqiptare per subvencionimin ndaj sektorit te bujqesise.
Nga ana tjeter, fermeret kane kerkuar nga kryeministri rama qe te rishikohet skema e subvencionimit te tvsh-Se .
Vete Rama ka premtuar para fermereve ne rrethin e malesise se madhe se skema e tvsh do te rishikohet.
Zona e Malesise se Madhe ne Qarkun e Shkodres njihet per prodhimin e bimeve medicinale, te cilat prej vitesh jo vetem qe kane hyre ne tregun shqiptar por tashme njihen edhe per eksportin e tyre.