Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ndoshta duket rishikuar autonomia që i është dhënë universiteteve nga ligji i ri i arsimit.

“Nuk kam ardhur këtu të shkarkoj përgjegjësitë e qeverisë. Protesta e studentëve është shuplakë për qevrinë. Unë respektoj autonominë tuaj me ligj. Me siguri është për ju diçka dhe me siguri ju duhet të shikoni që kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju.

E kam fjalën për universitetet. Tarfiat janë përgjegjësi e universitetve për t’i propozuar dhe qeverisë për t’u pranuar. Si ka mundësi që studentët nuk e dinë fare që çfarë janë tarifat.

Jemi të gjithë të vetëdijshëm që ligji i ri për arsimin e lartë i ka dhënë autonomi universiteteve. Është e pamundur që të zgjidhen nga lart poshtë disa çështje kyçe.

Nëse ka ardhur dita që jut ë fshiheni kur duhet ti dilni ju përballë studentëve, nëse ka ardhur dita që trupat brenda ndahen të partive dhe nëse ka ardhur dita që tja lini rrugës fatin e studentëve atëherë po më falni po duhet ta rishikojmë autonominë se mbase ka qënë e parakohëshme,”-u shpreh Rama.

Artikulli paraprakSITUATA EKONOMIKE,SHKODRANËT NË DITËN E 4-TË TË PROTESTËS
Artikulli tjetërMASAKRA NË ISH-BLLOK, ARRESTOHET NJË NGA TË KËRKUARIT