Policia ka bërë të ditur se ka arritur të vërë në pranga një nga të kërkuarit e masakrës të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në 4 tetor 2018, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë u plagosën.

Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Fabiol Alushi, i cili ka qenë i pranishëm natën e 4 tetorit kur në klubin “Monopol” në Bllok u vra 28-vjeçari Fabian Gaxha,

ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur edhe Meviol Bilo, Ervin Mata dhe së fundi edhe biznesmenti Eldi Dizdari.

Artikulli paraprakRAMA ME REKTORËT DHE DEKANËT: TARIFAT JANË PËRGJEGJËSIA E UNIVERSITETEVE, DUHET RISHIKUAR AUTONOMIA
Artikulli tjetërPROTESTA E STUDENTËVE. VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË APELON PËR DIALOG