Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një mesazh të koduar kundrejt opozitës jashtëparlamentare, e cila dje bojkotoi këshillin politik të thirrur nga mazhoranca. Ndërkohë sot ky mesazh vjen pak orë para se kuvendi të miratoi ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.

Konkretisht në ‘facebook’ Rama shkruan: “Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje.”

Kjo është një shprehje e ish-presidentit të Amerikës Theodore Rosevelt.

Sot nuk do të ketë këshill politik pavarësisht kërkesës së opozitës së bashkuar, ndërkohë dje mbledhja zgjati shumë pak, ndryshe nga çdo herë tjetër.

Kjo është për shkak të marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare për votimin në kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, me disa ndryshime kushtetuese.

 

Artikulli paraprakSOT MBLIDHET KUVENDI, PRITET VOTIMI I MARRËVESHJES SË 5 QERSHORIT
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, PARADITE TEMPERATURA TË LARTA, PASDITE RESHJE LOKALE