Një seancë e rëndësishme për vendin pritet të zhvillohet sot në Kuvendin e Shqipërisë ku në rend dite është futur votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes së arritur fillimisht mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare.

Më vonë një tjetër marrëveshje me opozitën parlamentare, e cila i duhet mazhorancës për të votuar marrëveshjen, por që përfshin disa pika shtesë si listat e hapura dhe heqja e kualicioneve parazgjedhore. Në këto kushte e papranuar nga opozita e bashkuar, që zgjodhi edhe të bojkotonte mbledhjen e këshillit politik të ditës së mërkurë.

Përsa i përket kuvendit fundi i korrikut do të jetë i nxehtë, pasi në tre ditë do të ketë tre seanca radhazi.

Kuvendi i Shqipërisë njofton se Konferenca e Kryetarëve miratoi dje kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 24-31 korrik 2020. “Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020” thuhet në njoftim. Por çfarë do të miratohet? Dy janë çështjet që pritet që të miratohen.

E para lidhet me ndryshimet kushtetuese, që ka të bëjë me hapjen e listave dhe koalicionet. Ndërsa brenda këtij sesioni parlamentar, pritet që të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit të Posaçëm që u ngrit për Ilir Metën, ku PS-ja u tërhoq nga shkarkimi.

Artikulli paraprakALI AHMETI SQARON THIRRJEN NGA HAGA: JAM FTUAR SI DËSHMITAR NGA PROKURORIA SPECIALE E KOSOVËS, NË DISPOZICION TË DREJTËSISË PËR TË…
Artikulli tjetërRAMA MESAZH TË KODUAR PËR OPOZITËN E BASHKUAR: TË ANKOHESH PËR NJË PROBLEM PA I DHËNË ZGJIDHJE QUHET KUISJE