Kryeministri Edi Rama njofton se pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, “Migjeni” është avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillim vjeshtë drejt Italisë. Rama thotë se standardet që do të ofrohen për shqiptarët do të jenë si asnjëherë më parë. Në postimin e tij në Facebook ai ka edhe një mesazh për opozitën.

“Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillim vjeshtë drejt Italisë. Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standarteve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë.

Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë.

Gur gur bëhet mur, mur pas muri bëhet kalaja thotë Populli, po normal që çdo popull ka të paduruarit e të pagdhendurit e vet, kështu që rroftë puna se ajo mbetet, ndërsa llafet lum kush i duron deri kur t’i marrë era” shkruan Rama.

Artikulli paraprakZGJIDHET URGJENCA/ FUNKSIONALE VETËM PËR 1 DITË, GJYKATA E LARTË I HAP RRUGË 4 EKSTRADIMEVE
Artikulli tjetër‘PASHALIMANI’, META: DOGJANI S’KA LIDHJE PRANDAJ SE SHKARKOVA PARA 7 MUAJVE, PRESIONE DHE LOJËRA POLITIKE