Rama: Moti drejt përmirësimit nesër parashikohet ditë e qetë

Në një mbledhje të Shtabit të Emergjencave janë diskutuar përmasat e përmbytjes dhe masat e ndërmarra për këtë situatë. Kryeministri Rama ka theksuar se kontributi njerëzor ishte më i miri i realizuar ndonjëherë. Ndërsa Ministri i Energjisë, Drejtori i OSHEE, Gjenerali i Forcave të Armatosura kanë raportuar mbi situatën e përmbytjeve. “Do doja tu falenderoja. Të gjitha strukturat në terren, posaçërisht ministrat e angazhuar drejtpërdrejtë në terren. Ajo që është më e rëndësishme është se nga pikëpamja e punës së bërë nga strukturat e shtetit në koordinim më atë të pushtetit vendor është arritur që çfarë ka të bëjë me kontributin njerëzor të bëhet si asnjëherë më parë.