Qeveria, vendimet/ Nga impianti i mbetjeve tek shpronësimet

TIRANE – Qeveria miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme, duke nisur nga shpronësimet e pronarëve që preken nga projekti “Rikonstruksioni i rrugës së Durrësit, në qytetin e Fushë-Krujës”, dhe pronarët që preken nga projekti “Zgjerimi dhe rikonstruksioni i Bulevardit “Fan Noli””, në Korçë. Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte dhënia e miratimit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impiantit me rikuperim të energjisë nga trajtimi i mbetjeve urbane, në qytetin e Elbasanit, shoqërisë “Albtek Energy”, sh.p.k. Gjithashtu qeveria vendosi që ndërhyrja e zjarrfikëses për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara do të kushtojë 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për orë. Sipas vendimit të qeverisë, koha e ndërhyrjes llogaritet nga momenti i daljes së personelit të shërbimit të MZSH-së nga stacioni zjarrfikës dhe përfundon me largimin e tij nga vendi i ngjarjes.

Artikulli paraprakNDERHYRJA E ZJARREFIKESEVE NE OBJEKTET E SIGURUARA,15 MIJE LEKE/ORA
Artikulli tjetërRAMA:MOTI DREJT PERMIRESIMIT,NESER PARASHIKOHET DITE E QETE