Kryeministri Edi Rama pas takimeve në Bruksel u shpreh se plani i rritjes ekonomike është hapi i parë që vendet tona të jenë pjesë e BE. Kreu i qeverisë tha se është e trishtë që duhej lufta në Ukrainë për të kujtuar për BE-në se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor.

‘Të gjitha vendet kandidatë për të qenë pjesë e një komuniteti që përbehet nga shtete anëtare… Besoj se kjo përbën shembullin e parë të shkëlqyer sesi duhet të parashohim të ardhmen e afërt. Dhe sesi me gjasë duhet të biem dakord me miq tanë të BE-ë lidhur me qasje të ndryshme për ti bërë gjërat sa bashku duke na lejuar në vendeve kandidate që të jenë pjesë e dialogut dhe bashkëpunimit që kjo organizatë ofron për bashkëanëtarët.

Duhet të gjejnë rrugën vende të Ballkanit Perëndimor për tu siguruar që rrugëtimi drejt anëtarësimi të jetë një rrugëtim i një bashkëpunimi shumë të ngushtë. Ndërveprimi mjaft organik që duhet të ofrohet nga BE dhe institucionet e tij. Ajo që po ndodh sot është një shembull ekzemplar i asaj që duhet të ndodhë me organizmat e tjerë të BE-së. Besoj se ajo që po ndodh sot këtu duhet të ndodh në parlamentin e BE-së. Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektuar një energji mjaft konkrete dhe të prekshme në të gjitha vendet kandidate lidhur me të ardhmen mjaft konkrete.

Është e trishtë që të duhet Vladimir Putin që të ndodhë kjo gjë duhet ta ruajmë këtë ritëm që të ecim para dhe mos të ndodhë një agresion tjetër të na kujtojë sesa i rëndësishëm është Ballkani Perënidmor. Duhet të sigurohen se ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktik.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË SHBA, ISH-INXHINIERI I META-S VRET GRUAN, BINJAKËT DHE KRYEN VETËVRASJE
Artikulli tjetërVIZITA E BLINKEN, BASHA: MARRËDHËNIET STRATEGJIKE NUK I FUS NË ÇORAPET E PISTA TË POLITIKËS SË PËRDITSHME