Rama në Fushë Krujë: Do të dëmshpërblehen familjet e përmbytura

Kryeministri Edi Rama ishte në Fushë Krujë ku takoi familjet e prekura nga përmbytjet. Përpara tyre ai premtoi se të gjitha familjet e përmbytura do të shpërblehen para mbylljes së vitit. Rama deklaroi se paketa e solidaritetit përfshin dëmshpërblimin e 2500 familjeve të përmbytura në vite, në 18 bashki të Shqipërisë, duke shtuar se nuk i harrojmë asnjëherë detyrimet e qeverisë ndaj njerëzve më në nevojë. Kryeministri u shpreh se përmbytjet në këtë zonë janë të vazhdueshme për shkak të shkatërrimit të madh, duke thënë se kanë ndodhur shumë barbari me pyjet e kanalet kulluese. Rama shtoi se “Krujës ja hëngri malet Saliu dhe se në 20 vitet e fundit është kthyer në një platformë gurorësh”, po sipas tij, qeveria ka nisur të investojë për të transformuar këtë bashki.

Artikulli paraprakARRESTOHET 19-VJEÇARI: TRAFIKOI TË DASHURËN 14 VJEÇE PËR PROSTITUCION NË KOSOVË
Artikulli tjetërAKSIDENTE TË QËLLIMSHME, POLICIA: KËMBËSORË QË DUAN TË PËRFITOJNË SIGURACIONE